Studentët në Serbi kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Pas më shumë se pesë muajsh protestë paqësore, studentët që kanë organizuar bllokadën e universiteteve në mbarë Serbinë, kanë shpallur fazën e re të veprimit të tyre politik – duke kërkuar shpërndarjen e Kuvendit Popullor dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, duke u bazuar në nenin 109 të Kushtetutës së Serbisë. Në një njoftim…

Lajme
Pas më shumë se pesë muajsh protestë paqësore, studentët që kanë organizuar bllokadën e universiteteve në mbarë Serbinë, kanë shpallur fazën e re të veprimit të tyre politik – duke kërkuar shpërndarjen e Kuvendit Popullor dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, duke u bazuar në nenin 109 të Kushtetutës së Serbisë.
Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, studentët theksojnë se që nga dhjetori i vitit të kaluar kanë përdorur mjete legjitime dhe të pa dhunshme për të arritur kërkesat e tyre, por se pushteti vazhdon të mos tregojë asnjë iniciativë për t’u përgjigjur, shkruan Danas.
“Lëvizja studentore nisi protesta me përmasa të papara më parë. Ne treguam se zëri i të rinjve nuk është vetëm zhurmë, por një forcë që mund të sjellë ndryshim, të rikthejë dinjitetin dhe të zgjojë shpresën për drejtësi dhe liri,” thuhet në deklaratë.
Studentët theksojnë se përmes veprimit të tyre kanë dëshmuar se sovraniteti i vendit është në duart e popullit, dhe jo të elitave politike.
Hapat e radhës të kësaj lëvizjeje studentore do të bëhen publikë në ditët në vijim, ndërsa mesazhi i tyre mbetet i qartë: “Kjo është një betejë për një Serbi të drejtë, të lirë dhe me dinjitet për të gjithë.