Studentët në Amerikë paguhen për të konsumuar avokado, ja pse
Kjo është çështje që aktualisht po paraqiten nga katër universitete amerikane, rreth 1,000 studentë po paguhen për të konsumuar avocado.
Lifestyle
Këto universitete amerikane janë fjalë për fjalë që i paguajnë njerëzit për të ngrënë avokado – për shkencën rreth një studimi për avokadot, transmeton Lajmi.net
Si pjesë e hulumtimit, të gjithë të zgjedhurit do të kenë një zgjidhje në mes ngrënies së një avokado në ditë prë gjashtë muaj ose të hanë dy avokado në muaj për të njëjtën gjatësi kohore.
Si shpërblim për përfshirjen e tyre ata do të marrin 300 dollarë dhe 24 avokado.
Qëllimi është të hetohen pretendimet se fryti yndyror është një super-ushqim dhe posaçërisht që mund të ndihmojë me humbjen e peshës në stomak.
Universiteti Loma Linda – një nga institucionet pjesëmarrëse – lëshoi një deklaratë që përshkruante me skepticizëm këtë pretendim:
Meqenëse avokadot përmbajnë sasi të lartë yndyrore të çdo peme, duket e palogjikshme të mendosh se ata mund t’i ndihmojnë njerëzit të humbasin yndyrën në trupin e njeriut.
Është e drejtë të thuhet se organizata ndoshta nuk ka një detyrë jashtëzakonisht të vështirë në dorë: për disa arsye, avokadot janë vendosur në mënyrë të mirë në kulturën moderne.
Studimi është ende duke rekrutuar pjesëmarrës të ri kështu që studentët në amerikë kanë një shansë të mirë të ushqehen shëndetshëm dhe të paguhen për këtë./Lajmi.net/