Strukturat e Aleancës mblidhen të shtunën, Gjini do të shpalos platformën politike dhe strategjinë për zhvillimin e Kosovës
Aleanca të shtunën do të mbaj një mbledhje me strukturat e saj. Kryetari i kësaj partie, Ardian Gjini do të shpalos platformën politike dhe strategjinë për zhvillimin e Kosovës, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net. Takimi mbahet në ora 16:00 në Sallën e Kuqe, në Prishtinë. Njoftimi i plotë: Aleanca të shtunën mbledh strukturat e saj,…
Lajme
Aleanca të shtunën do të mbaj një mbledhje me strukturat e saj.
Kryetari i kësaj partie, Ardian Gjini do të shpalos platformën politike dhe strategjinë për zhvillimin e Kosovës, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.
Takimi mbahet në ora 16:00 në Sallën e Kuqe, në Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
Aleanca të shtunën mbledh strukturat e saj, Ardian Gjini shpalos platformën politike dhe strategjinë për zhvillimin e Kosovës
Aleanca po përgatitet për një fazë të re të mobilizimit politik dhe fuqizimit të strukturave të saj në të gjitha nivelet organizative.
Të shtunën, në orën 16:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, Aleanca do të mbajë një takim të gjerë me strukturat e saj, ku kryetari Ardian Gjini do të shpalosë platformën politike të partisë dhe strategjinë e ardhshme për zhvillimin e Kosovës.
Takimi pritet të shërbejë si pikënisje për intensifikimin e aktivitetit politik, koordinimin e strukturave dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm të Aleancës në raport me zhvillimet politike në vend.
Takimi është i hapur për media. Ftojmë përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin këtë ngjarje./lajmi.net/