Stresi për Vullnetin: Ky gazetar nuk ka lënë gjë pa thënë për fenë myslimane, e ka sharë edhe UÇK-në

Arkimed Lushaj – Stresi ka reaguar pas një debati që pati Vullnet Krasniqi me Rezart Veleshnjën. Ai doli në mbrojtje të aktorit të njohur, gjersa theksoi se Vullneti nuk ka lënë gjë pa thënë për fenë myslimane, ndërkohë që e ka sharë edhe UÇK-në. “Po ky gazetar nuk ka lënë gjë pa thënë për fenë…

ShowBiz

21/10/2024 23:17

Arkimed Lushaj – Stresi ka reaguar pas një debati që pati Vullnet Krasniqi me Rezart Veleshnjën.

Ai doli në mbrojtje të aktorit të njohur, gjersa theksoi se Vullneti nuk ka lënë gjë pa thënë për fenë myslimane, ndërkohë që e ka sharë edhe UÇK-në.

“Po ky gazetar nuk ka lënë gjë pa thënë për fenë myslimane ky ka sha UÇK, ky ka nënçmuar Kosovën disa herë tash thotë qysh ka fol Rezart Veleshnja për mu..e ti o Vullnet, duro se s’ke shku te tezja aty i ftoj të gjithë të përkrahin legjendën Rezartin sepse po luan që në ditën e parë”, shtoi ai.

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova tutje tha: “Ti je gazetar, s’ke lënë gjë pa shpifur për familjarë për gra me përçe”.

Rezi dhe Vullneti që në fillim janë deklaruar si rivalë të njëri-tjetrit dhe se nuk duan as të kenë kontakte.

Gazetari mes tjerash tha se nuk e konsideron dhe se do ta injorojë gjatë gjithë kohës që janë brenda.

Debatet ndërmjet konkurrentëve kanë filluar edhe pse kanë kaluar vetëm tri ditë që nga nisja e spektaklit.