Stresi paralajmëron duet me këtë reper

Stresi ka dhënë një lajm të mirë për fansat e tij.

ShowBiz

25/11/2020 11:38

Stresi është emër mjaft aktiv në skenë, i cili numëron shumë projekte muzikore në karrierën e tij, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi në Instagram, reperi së fundi e ka lënë të hapur mundësinë për një bashkëpunim mes tij dhe Don Phenom.

Kjo ngase fansat e Don Phenom e pyetën atë nëse do të kenë mundësinë që ti shohin në një duet.

“Gjithmonë do të ketë ne jemi miq, shokë jemi bashkë”, shkruan Stresi.

Kujtojmë se kënga e fundit e Stresit mban titullin “Për veti” dhe erdhi në bashkëpunim me Finem dhe Solon. /Lajmi.net/

 

YouTube player