Stresi i punës i keq aq sa duhani

Qoftë për shkak të mos marrjes së rrogës apo për shkak të një shefi të padurueshëm, shumica e njerëzve vuajnë nga stresi i madh i punës.

Lifestyle

08/09/2015 12:49

Tani, një studimi ri ka gjetur se ky stres mund të jetë aq i keq për shëndetin e një personi sa edhe duhani i dorës së dytë.

Faktorët e stresit të tillë si puna e pasigurt dhe orët e gjata të punës mund të dëmtojnë shëndetin e një personi, t’i rrisin shanset për të pasur një sëmundje dhe madje të çojnë në vdekje të hershme, transmeton Lajmi.net.

Për të nxjerrë këtë përfundim, një ekip nga Universiteti i Harvardit analizuan provat e 228 studimeve që kishin studiuar stresin në vendin e punës.

Ata më pas treguan për disa fakte të cilat shkaktojnë stres dhe mund të dëmtojnë shëndetin, duke përfshirë:
– Kur një person punon me orar të zgjatur
– Kur një person nuk ka mbështetje sociale në punë dhe nuk i ofrohen mundësi të reja
– Kur një person nuk ka shumë kontroll mbi punën që e bën dhe kur puna e tij është e pasigurt
– Kur një person nuk e merr rrogën me rregull – d.m.th kur rroga vonohet më tepër se ç’duhet

Studimi gjeti se këta faktorë kanë shumë gjasa që ta dëmtojnë shëndetin e një personi dhe madje të shkaktojnë vdekje, ngjashëm si ekspozimi ndaj duhanit të dorës së dytë.

Të kesh një punë që ndjehesh mirë, që merr rrogën me kohë dhe që puna që e bën varet më shumë nga ti dhe jo nga shefi, gjasat për të pasur stres në punë dhe probleme shëndetësore janë më të ulëta, thanë studiuesit.

Ndryshe, të bësh punë edhe disa orë jashtë orarit ose të pushohesh nga puna, rritë shanset për t’u diagnostikuar me ndonjë sëmundje.

Duke shkruar në studim, hulumtuesit thanë: “Rezultatet tona tregojnë se kushtet në shumë vende të punës ndikojnë shumë në shëndetin e njeriut”.