Stresi hodhi poshtë thashethemet për lidhje të reja, por ja çfarë bëri këtë herë Keisi

Keisi ka reaguar pas deklaratës së Stresit dhe duket se e ka pasur lidhur me të.

ShowBiz

23/07/2019 23:43

Emri i Stresit së fundmi është lakuar shpesh në media, shkruan lajmi.net.

Kjo për faktin se fillimisht u fol për ndarje nga Keisi e më pas ai shihej me femra të ndryshme për të cilat gjithmonë dyshohej se ai ka diçka më shumë se miqësi.

E këtë e ka sqaruar nëpërmjet një postimi në Instastory ku ka thënë se do të donte që mediat të fokusoheshin më shumë te karriera e tij dhe sukseset, pasi jo secila femër me të cilën mund ta shohim është e dashura e tij.

Mirëpo duke qenë se është aktive në rrjete sociale, edhe Keisi e ka bërë një reagim i cili jo direkt, por thuhet se indirekt mund të ketë lidhje me Stresin.

“Unë nuk mbaj mëri, unë kujtoj faktet”, shkruan në postimin e Keisit.

“Panorama Plus” shkruante se arsyeja e vërtetë e zënkës së çiftit është vajza me të cilën reperi dyshohet se është kapur gjatë arrestimit./Lajmi.net/