Strakosha reagon pas gabimit kundër Romës, ka disa fjalë për shokët e skuadrës

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, ka bërë një gabim trashanik mbrëmë në derbin e Romës.

Sport

27/01/2020 18:45

Ndeshja Roma – Lazio u vendos nga gabimet e dy portierëve, Pau Lopez dhe Thomas Strakosha. Dy portierët kanë bërë nga një gabim fatal, për të bërë që ndeshja të përfundonte 1:1.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Edin Dzeko, i cili shfrytëzoi një dalje të pasigurt të Strakoshës.

Pas gabimit të tij, portieri shqiptar ka shkruar disa fjalë në llogarinë e tij në rrjetin social, ‘Instagram’.

“Falënderoj të gjithë shokët e skuadrës, të cilët rihapën sfidën pas gabimit tim” ka shkruar Strakosha, transmeton lajmi.net.

Ndoshta Strakosha do duhej të falënderonte edhe portierin e kundërshtarëve, i cili veproi në mënyrë amatoreske. /Lajmi.net/