STOP telefonit në vozitje

Nuk është një risi dhe studimet e fundit e kanë demonstruar këtë. Një prej shprehive më të këqija që mund të ndodhin, derisa jemi duke vozitur, sigurisht është ajo e vazhdimit të përdorimit të telefonit, për të dërguar mesazhe dhe për ta përdorur internetin, por edhe duke folur me të, duke i dhënë pak kujdes…

Auto & Tek

20/11/2013 19:00

Nuk është një risi dhe studimet e fundit e kanë demonstruar këtë. Një prej shprehive më të këqija që mund të ndodhin, derisa jemi duke vozitur, sigurisht është ajo e vazhdimit të përdorimit të telefonit, për të dërguar mesazhe dhe për ta përdorur internetin, por edhe duke folur me të, duke i dhënë pak kujdes asaj që po ndodh në rrugë.

Në Itali madje, javë më parë ishte lansuar kampanja sensibilizuese: “Një mesazh të kushton me jetë”, që i kushtohej pikërisht kësaj teme.

Ndërkaq, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur një zgjidhje e mundshme e këtij problemi, me një aplikacion të telefonit, i cili e pamundëson përdorimin e telefonit në momentin kur të përfundojmë në ulësen e vozitjes.

Quhet “Car Mode”, dhe është zhvilluar për iPhone nga dy dizajnerë nga përtej Atlantikut, me objektiv kryesor që të futet edhe në telefonat tjerë.

Detyrë e tij është që ta pamundësojë leximin e mesazheve dhe të bisedës, por edhe përdorimin e internetit, derisa jeni duke vozitur.

Posa të ulemi para timonit aktivizohet opsioni ‘në vozitje’, i cili i parandalon të gjitha llojet e bisedave. Përpos këtij aplikacioni, ekspertët janë duke studiuar zgjidhje të tjera, për t’i evituar aksidentet me pasoja fatale.