Stone Castle sponsor gjeneral i KB Rahovecit
Kompania e prodhimit të verës “Stone Castle”, do të jetë sponsor i klubit të basketbollit, Rahoveci, në tri sezonet e ardhshme.

Sport
Pas rikthimit në Superligën e Kosovës në basketboll, KB Rahoveci tani e ka siguruar edhe sponsorin gjeneral për tri edicionet e ardhshme.
Është kompania e prodhimit të verës “Stone Castle” ajo që do t’i sponsorizojë “Vreshtarët”, përcjell Lajmi.net.
Marrëveshja është nënshkruar në ambientet e kompanisë në fjalë nga pronari i Stone Castle Avdi Gecaj dhe Drejtori Sportiv i KB Rahovecit, Alban Rama.
Me këtë rast pronari i Stone Castle, Avdi Gecaj ka thënë se kompania e tij do të qëndroj prapa klubit derisa ka paralajmëruar skuadrat tjera që duhet të kenë frikë nga skuadra e Rahovecit.
“Është ditë e mirë për Stone Castle besoj është ditë e mirë edhe për KB Rahovecin pasi kanë hyrë në Superligë me 24 fitore dhe asnjë humbje. Unë besoj se të njëjtin sukses do ta kenë edhe në Superligë. Skuadrat tjera duhet të kenë frikë pasi Rahoveci ka një mbështetje të mëdha nga kompania jonë. Ne i dëshirojmë shumë suksese në edicionin e ri”, ka thënë Gecaj.