Stomatologu e ish-deputeti VV-së aksionar në një klinikë, pasuri të paluajtshme mbi gjysmë milion euro e të hyra të majme vjetore

Deklarimi i pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, i cili u krye gjatë muajit të kaluar tashmë është publikuar. Në mesin e zyrtarëve të cilët e kanë deklaruar pasurinë është edhe stomatologu dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mirsad Shkreta. Shkreta i cili së fundi ia mësyu edhe QKSUK-së ka deklaruar tetë prona, nga të…

Lajme

24/04/2025 10:53

Deklarimi i pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, i cili u krye gjatë muajit të kaluar tashmë është publikuar.

Në mesin e zyrtarëve të cilët e kanë deklaruar pasurinë është edhe stomatologu dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mirsad Shkreta.

Shkreta i cili së fundi ia mësyu edhe QKSUK-së ka deklaruar tetë prona, nga të cilat pesë nga to i ka të përbashkëta, teksa para dy viteve ka blerë banesë në vlerë të 200 mijë euro.

Në total vlera e pronave të paluajtshme të Shkretës kap shifrën gjysmë milioni, shkruan lajmi.net.

Një veturë kogja të shtrenjtë po del ta ketë Shkreta e cila kap vlerën e 30 mijë euro por të cilën e ka deklaruar në emër të bashkëshortes.

Ndryshe ish-deputeti i VV-së, ka deklaruar se është aksionar në një klinikë dhe se posedon 50 për qind të aksioneve, dhe se vlera e të hyrave nga kjo kap shifrën e 42 mijë euro.

Derisa kursimet vetëm në njërën bankë kapin vlerën e 58 mijë e 165 euro e 85 cent, gjatë këtij deklarimi nuk del të jetë keq me të hyra as bashkëshortja e tij.

Ndërkaq pagën të cilën ai merr ngatë gjitha të hyrat kap vlerën e 40 mijë euro. /Lajmi.net/