Stoltenberg telefonon Pendarovskin, ofron ndihmën e NATO-s ndaj Maqedonisë së Veriut kundër COVID-19

Përmes një thirrjeje telefonik me Presidentin e Maqedonisë së Veriut këtë të martë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mirëpritur pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në të gjitha takimet ai anëtar i plot i kësaj Aleance, pas pranimit të plotë më 27 mars, ku u bë vendi i 30 anëtar i saj.

Lajme

07/04/2020 19:44

Stoltenberg ka theksuar se NATO është e përcaktuar që të vazhdojë në luajtjen e rolit të saj si pjesë në luftën kundër pandemisë së COVID-19. Ai ka ftuar ministrat e Mbrojtjes për një takim gjatë këtij muaji në një seancë të jashtëzakonshme me video konferencë për të diskutuar si NATO mund të ofrojë ndihmën e saj mbi përpjekjen civile për t’u përballur me pasojat e pandemisë, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.

Ai ka pohuar se derisa të gjithë aleatët janë të prekur nga kjo krizë, disa prej tyre kanë mundësi që të rialokojnë resurse për të ndihmuar të tjerët që janë në nevojë, përfshirë Maqedoninë e Veriut.

Në ndihmën bilaterale, Hungaria ka siguruar 100 mijë maska mbrojtëse dhe 5 mijë veshje për Maqedoninë e Veriut, Sllovenia poashtu ka siguruar 100 mija maska kirurgjike si dhe 100 mijë maska mbrojtëse. Përmes një donacioni ndërkombëtar nga Holanda për Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Maqedonia e Veriut do të pranojë komplete shtesë të testeve për COVID-19.

Qeveria e SHBA-së ka ndarë 1.1 milion dollar për të ndihmuar në luftimin e përhapjes së Koronavirusit në Maqedoni të Veriut. Përgjatë asistimit, ajo do të përkrahë disa iniciativa, përfshirë testimin në shkallë të gjerë, parandalim të infeksionit dhe kontrolle.

Norvegjia poashtu ka bërë një donacion me pajisje medicinave për Maqedoninë e Veriut në vlerë prej 180 mijë eurove, që do të dërgohet nga Agjencia e Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s.

Maqedonia e Veriut aktualisht po përdor një spital fushor të dhuruar nga Norvegjia, duke mundësuar dyfishimin e kapaciteteve në Klinikën Infektive në Shkup – spitalit më të madh për luftim të COVID-19.

Maqedonia e Veriut më 30 mars ka kërkuar ndihmë prej Qendrës Koordinuese Euro-Atlantike të NATO-s për Luftim të Katastrofave (EADRCC) për maska kirurgjike, veshje mbrojtëse dhe pajisje të tjera. Qendra e NATO-s ka miratuar këto kërkesa për partnerët e NATO-s dhe aleatët të cilët ofrojnë asistencë në baza dypalëshe. EADRCC është mekanizmi kryesor i NATO-s për reagim në katastrofa. Ajo operon 24/7, në koordinim me kërkesat e aleatëve të NATO-s dhe partnerëve të tjerë, sikurse që ofron asistencë për të përballuar me pasojat e krizave të mëdha si kjo e pandemisë së COVID-19.