Stoltenberg nuk e konsideron problematike afërsinë e Erdoganit me Hamasin

Për sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg duket se nuk është problem afërsia e presidentit të Turqisë, Taip Erdogan me grupin palestinez Hamas, – i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – i cili aktualisht është në luftë me Izraelin. “Nuk është asnjëherë e lehtë kur kemi pikëpamje të ndryshme brenda aleancës”, ka…

Bota

10/11/2023 11:20

Për sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg duket se nuk është problem afërsia e presidentit të Turqisë, Taip Erdogan me grupin palestinez Hamas, – i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – i cili aktualisht është në luftë me Izraelin.

“Nuk është asnjëherë e lehtë kur kemi pikëpamje të ndryshme brenda aleancës”, ka thënë Stoltenberg, raporton REL.

Pas sulmeve brutale të Hamasit në komunitetet izraelite më 7 tetor, në të cilat janë vrarë mbi 1.400 njerëz, Erdogani e ka përshkruar Hamasin si “grup çlirimtar”.

Por presidenti i Turqisë i ka shkëputur kontaktet me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Netanyahu nuk është më bashkëbisedues për ne në asnjë mënyrë. Ne e kemi fshirë atë, e kemi kryqëzuar”, ka thënë Erdogan.

Deri më tani, liderët tjerë të NATO-s nuk janë dëgjuar duke e kritikuar Erdoganin.

Stoltenberg i ka hedhur poshtë spekulimet se heshtja e anëtarëve të NATO-s mund të lidhet me mbajtjen peng të anëtarësimit të Suedisë në aleancë, nga ana e Turqisë.

Turqia dhe Hungaria janë dy vendet e vetme që ende nuk e kanë ratifikuar marrëveshjen për anëtarësim të Suedisë në NATO.