Stojkoviq: Serbia është i vetmi vend në Evropë që sjell teknikë ushtarake nga një shtet komunist si Kina
Avokati serb, Cedomir Stojkovic ka komentuar paradën ushtarake të Serbisë në Beograd. Stojkovic tha se Serbia është i vetmi vend në Evropë që ka sjellur pajisje ushtarake nga një shtet komunist, transmeton KosovaPress. “Komentatori i televizionit shtetëror njoftoi: “Serbia është vendi i parë në Evropë që merr sisteme të tilla nga Kina”. E vërteta është…

Lajme
Avokati serb, Cedomir Stojkovic ka komentuar paradën ushtarake të Serbisë në Beograd.
Stojkovic tha se Serbia është i vetmi vend në Evropë që ka sjellur pajisje ushtarake nga një shtet komunist, transmeton KosovaPress.
“Komentatori i televizionit shtetëror njoftoi: “Serbia është vendi i parë në Evropë që merr sisteme të tilla nga Kina”. E vërteta është se Serbia është i VETMI vend në Evropë që sjell pajisje ushtarake nga një shtet komunist në kontinent”, ka shkruar ai në “X”.
Sipas tij këto pajisje do të mbrojnë termocentralin bërthamor rus për të cilin Vuciq u pajtua së fundmi me Putinin.
“Pajisje që së shpejti do të mbrojnë termocentralin bërthamor rus, për ndërtimin e të cilit Aleksandar Vuçiç u pajtua së fundmi me Putinin”, thuhet tutje në postimin e tij.
Stojkovic ka potencuar heshtjen e Komisionit Evropian duke e quajtur atë si të turpshme.
“Ndërkohë, Komisioni Evropian hesht në mënyrë të turpshme”, thotë ai.