Stojanoviq: Të mërkurën do të vendosim për t’u kthyer

Përfaqësues të 10 komunave me shumicë serbe dhe zyrtarë të Listës Serbe në Qeveri dhe Kuvend të Kosovës, do të takohen të mërkurën e ardhshme, për të vendosur për hapat e mëtejmë, lidhur me kthimin e tyre në institucionet e Kosovës.

Lajme

14/03/2015 10:08

Kështu ka thënë për mediat serbe zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq, i cili ka bërë të ditur se takimi i së mërkurës do të qartësojë se cila do të jetë sjellja serbëve në institucionet e Kosovës.

“Politikën tonë do ta bazojmë në atë kërkesat për të drejtat dhe interesin tonë”, ka thënë Stojanoviq, transmeton lajmi.net.

Ai ka përmendur edhe njëherë tërthorazi kushtet ndaj Qeverisë së Kosovës, për kthim, duke thënë se nevojitet një ndryshim i politikës ndaj serbëve.