Stodden pëson aksident me bicikletë

E famshmja Courtney Stodden ka pësuar një aksident të vogël me bicikletën e saj, teksa ishte duke shëtitur afër plazhit në Los Angeles.

ShowBiz

20/03/2014 21:00

Teksa shumë femra të moshës së saj janë duke mësuar për fizikë nëpër universitete, Courtney Stodden ka dashur që të mësojë mësimet e gravitetit në botën reale, duke bërë disa lëvizje akrobatike me bicikletën e saj.

Sidoqoftë, 19 vjeçarja nuk kishte kujdes aq sa duhet dhe kështu u rrëzua me bicikletë, teksa për fat të mirë nuk pësoi ndonjë lëndim të madh.

Ajo ishte e veshur me rroba të plazhit të cilët shkëlqenin, duke nxjerrur në pah kështu linjat e trupit të saj ndërsa ishte duke shëtitur me yllin e BMX’it Alias Mix