Stivi Frashëri vizitohet nga dy kryetarët
Pas sulmit brutal që i ndodhi portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri nga tifozët e Gjilanit, ai u vizitua nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi.

Sport
Me anë të një postimi në Facebook, Muharremaj tha, secili qytetar në Komunën e Suharekës, secili tifoz i Xhebrailave dhe secili sportdashës është sonte me Stivin.
“Me Presidentin e Klubit Arsim Kabashin i uruam sonte, që fitoret bashkë me lojtarët e klubit të vazhdojnë më tutje.
Secili qytetar në Komunën e Suharekës, secili tifoz i Xhebrailave dhe secili sportdashës është sonte me Stivin.
Do të kthehemi me dashuri, me përkushtim dhe me profesionalizëm për të qenë gjithmonë qyteti i kampionëve”, shkroi Muharremaj, përcjell lajmi.net.
Stivi Frashëri u transferua te Ballkani në gusht të vitit 2021, nga ekipi i Shqipërisë, Teuta./Lajmi.net/