Stivi Frashëri reagon pas sulmit të ‘Skifterave’, falënderon tifozët për mbështetje
Portieri i skuadrës së Ballkanit, Stivi Frashëri ka reaguar pas ngjarjeve të djeshme, kur ai u sulmua nga tifozët e Gjilanit.

Sport
Frashëri u godit me shkelm në kokë, dhe më pas u dërgua me urgjencë në spitalin e Gjilanit, pasi kishte humbur ndjenjat për një kohë.
Pas gjithë këtyre ngjarjeve, sot ai ka reaguar përmes rrjetit social ‘Instagram’, duke falënderuar tifozët për mbështetje dhe interesim.
“Faleminderit shumë për mbështetjen dhe interesimin tuaj. Momentalisht jam duke u kontrolluar nga stafi mjekësor i Ballkanit dhe drejtuesve në tërësi, me një përkujdesje shembullore. Sot po kryejmë edhe analiza më të detajuara për të pasur pasqyrë më të qartë të dëmtimit. Shpresoj që çdo gjë të jetë pa problem… më vjen shumë keq që nuk mund t’iu kthej përgjigje të gjithëve. Ju dua shumë! Faleminderit për gjithçka.. SF77”, ka shkruar portieri në ‘Instagram’.
Në spitalin e Gjilanit dje kishin konfirmuar se Frashëri ka pësuar një ndrydhje të brendshme, pas goditjeve që pësoi. /Lajmi.net/