Stivi Frashëri – Ish portieri i Ballkanit i bashkohet Lirisë së Prizrenit

Përmes një komunikate, Liria e ka bërë zyrtare transferimin e portierit, Stivi Frashëri. Frashëri, i cili ka karrierë të bujshme në Shqipëri dhe në Kosovë, pritet ta blindojë portën e skuadrës prizrenase. Së fundmi, Frashëri ishte pjesë e skuadrës saudite, Jeddah FC, tek e cila u transferua nga Ballkani më 1 korrik. Më 16 janar,…

Sport

09/02/2024 12:56

Përmes një komunikate, Liria e ka bërë zyrtare transferimin e portierit, Stivi Frashëri.

Frashëri, i cili ka karrierë të bujshme në Shqipëri dhe në Kosovë, pritet ta blindojë portën e skuadrës prizrenase.

Së fundmi, Frashëri ishte pjesë e skuadrës saudite, Jeddah FC, tek e cila u transferua nga Ballkani më 1 korrik.

Më 16 janar, Frashëri u largua nga Jeddah FC, dhe tani kalon te Liria me parametra zero.