Stilistja e njohur për gratë shtatzëna: Jeni duke e bërë këtë gabim

Zerina Akers, stilistja personale e Beyoncé, ka identifikuar diçka negative tek gratë shtatzëna.

Lifestyle

21/03/2019 09:15

“Në përgjithësi, nënat shtatzënë mendojnë se nuk mund të duken bukur. Ky është gabimi më i madh që bëjnë shumë nëna në pritje të fëmijëve”, deklaroi Akers, transmeton lajmi.net.

Sipas saj, sekreti qëndron tek përfshirja e veshjeve me masë të reja, e më pas përshtatja e tyre me stilin e grave shtatzëna.

“I gjithë sekreti është tek gjetja e mënyrave të reja, si dhe përfshirja e sa më shumë veshjeve e modeleve. Nuk ke pse të blesh në dyqanet për nënat shtatzënë; thjesht duhet të gjesh veshjen që të rri më mir”, tha tutje stilistja. /Lajmi.net/