Stili i veshjes së Aurela Gaçes sot përdoret nga yjet botërore në Met Gala 2018
Këngëtarja Aurela Gaçe gjithmonë është cilësuar si femër me stil të veçantë.

ShowBiz
E ani pse është kritikuar për eksperimentet që ka bërë ajo ka vazhduar me trendin e njëjtë, shkruan lajmi.net
Kjo ia ka vlejt, pasi stili i veshjes që dikur ajo e ka pasur në disa prej paraqitjeve skenike sot po përdoret në eventet më të mëdha botërore.
Met Gala 2018 ishte ngjarja e fundit më e komentuar, në të cilën ishin të pranishëm shumë yje botëror që kishin zgjedhur veshje nga më interesantet.
Andaj kjo ka ngjallur reagimin e këngëtares shqiptare e cila i ka falëndëruar bashkëpunëtorët.
‘’Kur e bejme ne, quhet “çmenduri ” ..kur e ben bota, quhet tendence, mode. Tani, nese ne I kemi disa njerez qe kane punuar e punojne, pse te mos I duartokasim? Apo meqe s’na I njeh bota , nuk u quhet talenti? NJE DUARTOKITJE E MADHE PER STILISTET TANE PRA…2001 #Veshja bardhe e zi u krijua nga @rezartaskifteri dhe frymezimin e mori nga teksti I I kenges #me gjysmen e vetvetes na shkoi jeta.Veshja e dyte, krijuar nga @jonipeci @geraldina_sposa , thjeshte qe une te nuseroja sic dua ? . …pra , t’ja u dime vlerat edhe ketyre florinjve tane qe mbase nuk kane prekur Met Gala-te e botes, jo se u mungon talenti te krijojne, por u mungon dritarja nga ku mund ti shohe bota. ???????????? DUARTOKITJA u takon krijuesve#stilisteve tane.’’ ishte statusi i plotë i Aurelës./Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/BijKozkAYqG/?hl=en?&taken-by=aurelagaceofficial