Steve Jobs në pullën postare amerikane
Disa figura janë shumë vështirë për t’u gjetur në pullat postare të SHBA’ve. Përjashtim këtu bëjnë shqiponja shtetërore, një lule e egër, ose ndonjë ikonë historike. Për t’u portretizuar në pullë postare, kriteret janë shumë të mëdha. Por, pullave postare amerikane, në vitin 2015 do t’i bashkëngjitet edhe Steve Jobs. Sipas një liste të subjekteve…
Auto & Tek
Disa figura janë shumë vështirë për t’u gjetur në pullat postare të SHBA’ve. Përjashtim këtu bëjnë shqiponja shtetërore, një lule e egër, ose ndonjë ikonë historike.
Për t’u portretizuar në pullë postare, kriteret janë shumë të mëdha. Por, pullave postare amerikane, në vitin 2015 do t’i bashkëngjitet edhe Steve Jobs.
Sipas një liste të subjekteve të ardhshme në pullat postare, të cilën e ka në duar gazeta prestigjioze ‘The Washington Post’, Steve Jobs do të jetë në një seri të kufizuar të pullave postare, së bashku me Johnny Carson, Elvis Presley, James Brown dhe disa emra tjerë ende të pa identifikuar.
Pulla e Steve Jobs është e shënuar në projekt si “në dizajn”, që do të thotë se ende nuk dihet se si do të duket ajo.
Por, ky shembull këtu është vetëm një montazh i vogël, për ta pasur një ide se si mund të duket kjo pullë postare.