Sterling shënoi golin e fitores për Man Cityn, shikojeni çfarë bëri Mendy
Benjamin Mendy filloi të vraponte në fushë për të festuar me ekipin edhe pse po e bënte pothuajse vetëm me një këmbë për shkak të dëmtimit.
Sport
Raheem Sterling ishte heroi në fitoren e Manchester Cityt ndaj Sothamptonit me rezultat 2:1 në Premierligë.
Sulmuesi anglez realizoi golin e fitores në minutën e 95-të të ndeshjes.
Por, të gjithë mbetën të befasuar nga reagimi i mbrojtësit Benjamin Mendy.
Futbollisti i lënduar filloi të vraponte në fushë për të festuar me ekipin edhe pse po e bënte pothuajse vetëm me një këmbë për shkak të dëmtimit. /Lajmi.net/
