Sterling gjithnjë e më afër Chelsea – operacioni i ‘Bluve’ mund të kompletohet për 40 milionë euro
Raheem Sterling mund të jetë një nga goditjet e mëdha të skuadrës së Chelsea në merkaton e verës.
Sport
Chelsea po synon të bëjë një numër të madh lëvizjesh, duke filluar nga faza e mbrojtjes e deri tek ajo ofensive.
‘Blutë’ kanë vënë tashmë në radar yllin e Manchester City, Raheem Sterling.
Raportime të Di Marzio bëjnë të ditur se Sterling është gjithnjë e më afër ‘Stamford Bridge’, përcjell lajmi.net.
‘Blutë’ kanë besimin se mund ta mbyllin këtë marrëveshje për rreth 40 milionë euro.
Kontrata e Sterling me City skadon në vitin 2023 dhe ‘Citizens’ nuk mund të kërkojnë shumë më shumë për anglezin.
Chelsea shihet skuadra favorite për transferimin e Sterling, duke lënë prapa edhe Real Madridin. /Lajmi.net/