Sterling afër vazhdimit të kontratës, dëshpëron Realin
Super talenti i Liverpoolit, Raheem Sterling ndodhet shumë afër vazhdimit të kontratës së tij me skuadrën nga Anfield, duke shuar kështu shpresat e Realit për ta transferuar atë.

Sport
Sipas mediave angleze, lojtari anglez do të mbetet edhe më tutje pjesë e The Reds dhe do të përfitojë 100 mijë funte në javë.
20 vjeçari ka edhe dy vite në kontratën e tij aktuale, mirëpo Brendan Rodgers dëshiron që Sterling ta vazhdoj kontratën duke e blinduar atë në Anfield.
Finalizimi i gjithçkaje rreth kësaj kontrate pritet të bëhet në fund të këtij muaji, njoftojnë mediat angleze. Sterling është lojtari kryesor i Liverpoolit.