Steinmeier: Specialja do t’i bëjë nderë historisë së Kosovës (Video)

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës, posaçërisht nga Kuvendi, që t’ia jep dritën e gjelbër formimit të Gjykatës Speciale.

Lajme

28/04/2015 18:29

Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, Steinmeier ka thënë se me formimin e kësaj gjykate, Kosova do të t’i bëjë nderë të kaluarës së saj, duke i zbardhur dyshimet ndërkombëtare për krime lufte.

“Unë jam i besimit që kjo do të ndodhë dhe një vendim për të do të ketë në javët e ardhshme. Kjo është vetëm një dëshmi se Kosova jo vetëm që ka vullnet të përmbush detyrimet ndërkombëtare. Ky është një hap i mirë dhe i rëndësishëm”.

“Unë mendoj që ia bënë një favor historisë së vet dhe gjeneratave të reja dhe që ka një përgjegjësi ndaj historisë së saj, e që përmes kësaj gjykate do të trajtohen ato çështje që janë ngritur”.

“Që gjykata speciale do të themelohet nuk është një lajm i keq por një lajm i gëzuar”.

Ndërsa, kryeministri Mustafa tha se institucionet e vendit janë ende në përgatitje për ndryshimet kushtetuese, që i kërkon krijimi i kësaj gjykate.

“Akoma nuk ka përfunduar ligji për ndryshimet kushtetuese për krijimin e dhomave të veçanta. Dhe unë mendoj se posa të përfundoj do të procedohet në kuvend dhe do të procedohet edhe ratifikimi me marrëveshjen me Holandës, e cila do të bëhet në harmoni me Holandën”.

YouTube player