Stefano Pioli ka folur për të ardhmen e Ibrahimovic
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur në lidhje me të ardhmen e yllit suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Sport
Ibrahimovic ka kontratë me Milanin deri në fund të këtij sezoni, ndërsa rinovimi ende nuk është arritur.
Në lidhje me të ardhmen e tij ka folur edhe trajneri i ekipit, Pioli.
Ai ka thënë se beson që Ibra do të bëjë zgjedhjen e duhur, pavarësisht se çfarë vendos ata do ta mbështesin.
“Sa i përket të ardhmes së Ibrahimovic, nuk mendoj se diçka ka ndryshuar. Jam i sigurt se ai do të bëjë zgjedhjen më të mirë dhe ne do ta mbështesim atë pavarësisht se çfarë vendos”, tha Pioli, njofton ‘Goal’, transmeton lajmi.net.
Italiani gjithashtu foli edhe për lëndimet që ai po kalon këtë sezon, duke thënë se të gjithë mund të kenë probleme fizike, por shpreson që të rikthehet pa përfunduar sezoni.
“Të gjithë mund të kenë probleme fizike – ai tani po merret me një problem në gju dhe shpresojmë se mund të kthehet para fundit të sezonit”, vazhdoi ai.
Këtë sezon suedezi ka vetëm 23 paraqitje gjithsej për Milanin në të gjitha garat, duke shënuar tetë gola dhe dhuruar dy asistime./Lajmi.net/