Stavileci tregon se sa do ngritët çmimi i energjisë me projektin ‘Kosova e Re’

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka treguar se sa do të jetë ngritja e çmimit të energjisë elektrike, pas funksionalizmit të projektit Kosova e Re”.

Lajme

22/03/2017 15:03

Ai ka treguar se për 6 vite ngritja do të jetë në 28 për qind, apo ndarë në vite 4.66 për qind.

Stavileci gjatë një forumi ‘live’ me qytetarët për projektin ‘Kosova e Re’, ka thënë se fillimisht është menduar se do të ketë dyfishim të çmimit

“Ne nuk kemi dashur që të mbesim peng i importit të energjisë, dhe kemi bërë një zgjidhje që duhet të jetë e pranueshme. Kemi menduar që tu ndihmojmë edhe kategorive sociale  dhe më këtë kemi dashur që të gjejmë një zgjidhje edhe për qytetarët edhe për bizneset”, ka thënë Stavileci./ Lajmi.net/