Stavileci në gjuhën italiane fton investitorët italianë të investojnë në Kosovë (Video)

Në Ambasadën e Italisë në Prishtinë, sot është mbajtur konferenca me temën “Mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën”, ku të pranishëm ishin përfaqësuesit e Rajonit Italian, Friuli Venezia Giulia, Kompanisë italiane “Fines S.p.A” dhe afaristë italianë.

Lajme

08/06/2016 16:44

Me këtë rast, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në gjuhën italiane u është drejtuar investitorëve Italianë, të cilëve u ka thënë se janë të mirëpritur në Kosovë dhe Qeveria do tu oforojë mbështetjen e duhur.

Stavileci ka folur për ambientin biznesor dhe ka shtuar se aktualisht Kosova është duke kaluar në një periudhë stabile, të qetë dhe  të përshtatshme për investime. /EkonomiaOnline

https://vimeo.com/169858777