Statuja që shërben për matjen e nivelit të ujit në Paris
Shtëpitë buzë lumenjve dhe bizneset në Paris janë gjendje gatishmërie të lartë pasi lumi Sena është fryrë tejmase dhe kërcënon të dalë nga shtrati, raporton BBC.

Fun
Javët me reshje të shumta kanë ndikuar në rritjen e pandërprerë në nivelin e ujit, i cili pritet të arrijë rreth 6 metra mbi normën normale.
Varkat turistike janë të lidhura, kurse rrugët përgjatë lumenjve janë mbyllur për qarkullim, derisa edhe Muzeu i Luvrit ka mbyllur një galeri.
Franca ka parë shira të tilla në periudhën e Vitit të Ri vetëm tri herë gjatë shekullit të fundit.
Ujërat e zeza kanë dale së sipërfaqe dhe minjtë po ashtu janë parë rrugëve, raporton Kevin Connolly i BBC nga kryeqyteti francez, përcjell Insajderi.
Brenda Parisit, lumi Sena shkon në një kanal të thellë që kufizon efektet e ujërave në rritje, por në qytete më të vogla përgjatë lumit, raportohet gjendje më e vështirë.
Atje janë duke pritur që ujërat të bien në nivelet e mëprashme për të lejuar vlerësimet e para të kostos financiare të përmbytjeve.
Një statujë e një ushtari francez nga Lufta e Krimesë – e njohur si The Zouave – në Pont de l’Alma është përdorur prej kohësh si një shenjë për nivelet e ujit në qytet.
Të premten, uji ishte te mesi i kofshës – jo aq i lartë sa përmbytjet e vitit 1910, të cilat arritën në qafën e tij dhe e zhytën qytetin për dy muaj.