Statuja e Skënderbeut vendoset në Michigan

Ambasada amerikane ka postuar në rrjetin social “Facebook” një lajm që është mjaft i mirëpritur sidomos për shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë atje.

Lajme

01/10/2017 16:45

Bëhet fjalë pikërisht për një statujë të Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun, e cila është vendosur në një nga vendet që shqiptarët kanë zgjedhur dhe janë vendosur të jetojnë prej vitesh, Michigan.

“Statuja e parë e Skënderbeut në Shtetet e Bashkuara, në kodrat Rochester në Michigan.

Statuja qëndron pranë kishës katolike shqiptare të Shën Palit, e cila u themelua në 1981 nga emigrantë shqiptarë, shumë prej të cilëve ishin vendosur në kontenë Okland gjatë viteve ’70.”, shkruhet ne faqen zyrtare te ambasades amerikane.