Statuja e Budës, dëshmi se jashtëtokësorët kanë ekzistuar në Planetin e Kuq (Foto)

Teoricienët e konspiracionit thonë se forma e çuditshme tregon Martiansët që besonin në fe dhe jetën e përtejme, shkruan DailyStar.

Fun

15/10/2015 12:38

“Artefakti” që përmban gjinj dhe stomak të trashë, është dëshmia e fundit e pazakontë që gjendet në Mars, transmeton lajmi.net.

UFO 2Scott Waring nga “UFO Sightings Daily”, ka deklaruar se zbulimi është “provë bindëse” se planeti ishte i banuar nga një jetë inteligjente.

Por, ai insiston se teoritë e NASA-s janë përpjekur të mbulojnë këtë zbulim epokal.

UFO 3“Kjo foto duhet të jetë provë e mjaftueshme për të bindur Kombet e Bashkuara, se jeta inteligjente dikur ka ekzistuar në Mars, por NASA nuk dëshiron që dikush të dijë të vërtetën, sepse do të kërkohej nga ata të ndajnë informacionin dhe teknologjinë. Kjo (foto) tregon një kokë të kthyer më fytyrë në anën e djathtë, por aty janë edhe gjinjtë dhe një stomak i trashë”, ka shtuar Waring.