Statovci: Egoja e opozitës më e lartë se interesi i Kosovës
Pas dështimit të seancës së 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci nga VV-ja ka folur para mediave. Sipas saj, mungesa e pjesëmarrjes në procesin e votimit po e zgjat krizën institucionale dhe po e dëmton interesin shtetëror. “Egoja e opozitës është më e lartë sesa interesi i Kosovës dhe konstituimi i Kuvendit.…

Lajme
Pas dështimit të seancës së 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci nga VV-ja ka folur para mediave.
Sipas saj, mungesa e pjesëmarrjes në procesin e votimit po e zgjat krizën institucionale dhe po e dëmton interesin shtetëror.
“Egoja e opozitës është më e lartë sesa interesi i Kosovës dhe konstituimi i Kuvendit. Përmes një strategjie sabotuese dhe bllokuese, nuk kemi pjesëmarrje në procesin e votimit. Ne kemi qenë vazhdimisht thirrës në seancë që të kemi pjesëmarrje në votim – qoftë me votë për, kundër apo edhe me abstenim”, deklaroi Statovci.
Ajo gjithashtu ka thënë se opozita duke mos votuar po e shkel aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese e cila thotë se duhet të votojnë pro, kundër apo abstenim.