Statistika të tmerrshme të Sanchezit, ka humbur tetë nga 12 penalltitë e fundit

Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez dështoi përsëri nga pika e bardhë ndaj Sampdoria, që doli të jetë e teta në 12 gjuajtjet e fundit për klubin dhe Kombëtaren e Kilit.

Sport

07/01/2021 14:35

Kiliani dështoi nga pika e bardhë në humbjen ndaj Sampdoria, skuadër që i mposhti pas tetë fitoreve radhazi, transmeton lajmi.net.

Sipas Goal, Sanchez në 12 gjuajtjet e fundit nga 11-metërshi, ishte i saktë vetëm katër herë.

Sanchez shënoi për “Neurazzurët” edicionin e kaluar ndaj Brescia dhe ka shënuar tri herë për Arsenalin, kurse humbi penalltitë me Kilin, Arsenalin, Manchester Unitedin dhe Interin.

Derisa, sa ishte të skuadra si Udinese dhe Barcelona, asnjëherë nuk gjuajti nga pika e bardhë./Lajmi.net/