Statistika: Pse ndodhin sulmet terroriste afër festave të fundvitit?

Një shpërthim terrorist ka ndodhur sot në një stacion metroje pranë terminalit të autobusëve "Port Authority" në Manhattan me ç'rast janë lënduar 3 persona e për fat të mirë nuk ka pasur viktima.

Bota

11/12/2017 23:15

Por, sulmet terroriste afër dhe rreth festave të fundvitit nuk janë diçka e re më për shoqërinë botërore.

Madje në shumë shtete  të Evropës afër festave të fundvitit, shtohet kujdesi nga frika për sulme eventuale, transmeton lajmi.net

Për vite më rradhë, historikisht terroristët i kanë shfrytëzuar festat e fundvitit për të realizuar sulmet e tyre terroriste që shumicën e rasteve kanë rezultuar të jenë shumë të përgjakshme e me shumë viktima.

Sipas disa statistikave, vetëm që nga viti 2010 e këtej kanë ndodhur dhjetra sulme terroriste rreth festave të fundvitit që cilësohen si cak i terroristëve për të kryer akte terroriste.

Më 7 janar të vitit 2010, në Egjipt, kishte ndodhur e ashtuquajtura “Masakra e Nag Hammadi” me ç’rast kishin vdekur 11 dhe 11 të tjerë krishterë ishin lënduar në qytetin Nag Hamadi.

Më 11 dhjetor të vitit 2010, në Suedi një sulmues vetvrasës kishte quar vetën në erë duke shkaktuar një tjetër viktimë dhe duke lënduar dy të tjerë.

Më 25 dhjetor të vitit 2010, në Pakistan një femër kishte kryer në sulm terrorist vetvrasës duke marrë me vete edhe një tjetër viktimë.

Ky vit, ishte i përgjakshëm, pasi gjatë këtij vitit vetëm në sulmet terroriste kishin humbur jetën 673 persona dhe 1,794 të tjerë ishin lënduar.

Më 1 janar të vitit 2011, në Egjipt kishte ndodhur një sulm terrorist i njohur si “Alexandria Bombing” me ç’rast kishin humbur jetën 23 persona dhe 97 të tjerë ishin lënduar.

Më 22 dhjetor të vitit 2011, në Irak kishte ndodhur një varg i organizuar i sulmeve terroriste me ç’rast kishin humbur jetën 60 persona dhe mbi 160 të tjerë kishin mbetur të lënduar.

Më 25 dhjetor të vitit 2011, në Nigeri, kishte ndodhur sulmi me bomba i Ditës së Krishtlindjeve në kishat: Madalla, Jos, Gadaka, and Damaturu, me ç’rast kishin humbur jetën 41 persona dhe 57 të tjerë kishin mbetur të lënduar.

Më 28 dhjetor të vitit 2011, në Kinë, gjithashtu në një akt terrorist kishin humbur jetën 8 persona dhe 5 të tjerë ishin lënduar.

Viti 2011, gjithashtu ishte vit i përgjakshëm pasi në sulmet terroriste kishin humur jetën 717 persona dhe 1757 tjerë kishin mbetur të lënduar, shkruan lajmi.net

Më 5 janar të vitit 2012, në Irak kishte ndodhur bombardimi i Irakut, Baghdadit dhe Nasiriyah nga Shteti Islamik i Irakut, me ç’rast kishin humbur jetën 73 persona dhe 149 kishin mbetur të lënduar.

Më 17 dhjetor të vitit 2012, në një sulm terrorist përsëri në Irak, kishin humbur jetën 11 persona dhe 45 të tjerë kishin mbetur të lënduar.

Gjatë këtij viti 799 persona kanë vdekur në sulmet terroriste dhe 2423 të tjerë janë lënduar.

Më 10 janar të vitit 2013, gjatë një bombardimi terrorist në Pakistan kishin humbur jetën mbi 130 persona dhe mbi 270 të tjerë kishin mbetur të lënduar.

Më 5 dhjetor të vitit 2013, një sulm terrorist në Jemen i njohur si “sulmi i Sana-s” 56 persona kanë humbur jetën dhe mbi 162 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Gjatë këtij viti 768 persona kanë mbetur të vdekur në sulmet terroriste dhe mbi 1839 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Ndërsa, në vitin 2014, muaji dhjetor ishte muaj jashtëzakonisht i përgjakshëm sa i përket sulmeve terroriste. Sulmet terroriste i hapi sulmi i një dhjetorit të vitit 2014 në Emiratet e Bashkuara Arabe ku humbi jetën një person.

Më 4 dhjetor të vitit 2014, në Rusi pas një sulmi terrorist kishin humbur jetën 26 persona.

Më 9 dhjetor të vitit 2014, në Filipine kishin humbur jetën 11 persona dhe 43 ishin lënduar gjatë një sulmi terrorist.

Më 15-16 dhjetor të vitit 2014, në Australi kishin ndodhur dy sulme terroriste me ç’rast kishin humbur jetën 3 persona dhe 4 të tjerë ishin lënduar.

Më 16 dhjetor të vitit 2014, në Pakistan kishin humbur jetën 140 persona gjatë një sulmi terrorist.

Më 16 dhjetor të vitit 2014, në Jemen kishin humbur jetën 16 persona gjatë një akti tjetër terrorist.

Më 18 dhjetor të vitit 2014, kanë vdekur 18 persona në një sulm terrorist në Nigeri.

Më 18 dhjetor të vitit 2014, në Siri kanë vdekur mbi 230 veta gjatë një sulmi terrorist në gra dhe fëmijë.

Më 20 dhjetor të vitit 2014, në Francë ka vdekur një person dhe 3 të tjerë janë lënduar gjatë një sulmi terrorist.

Gjatë datave 22, 24, 25 dhe 30 dhjetor, në Irak, Somali dhe Kameron, kanëvdekur mbi 215 persona dhe mbi 100 kanë mbetur të lënduar gjatë sulmeve terroriste.

Në vitin tjetër në Francë gjatë datave 7-9 janar kanë vdekur 24 persona dhe 31 janë lënduar në sulmet terroriste.

Ndërsa, gjatë muajit dhjetor të po këtij viti (2015), në shtetet si Nigeria, Siria, Afganistani, Pakistani, Iraku e Rusia kishin ndodhur mbi 10 sulme terroriste duke marrë jetën e mbi 220 personave.

Në vitin 2016, gjatë datave 7-11 janar, në Francë në akte terroriste kishte humbur një person jetën dhe një tjetër ishte lënduar, përcjell lajmi.net

Ndërsa me datën 12 janar, në Turki ndodhi një sulm terrorist nga i cili humbën jetën 11 persona dhe 15 të tjerë u lënduan.

Gjatë janarit të këtij viti, sulme terroriste goditën edhe Indinë, Irakun, Libinë, Indonezinë, Somalinë e disa vende të tjera me ç’rast dhjetra-qindra njerëz humbën jetën.

Në vitin 2017 me datën 1 janar menjëherë pas ndërrimit të vitit një sulmues i shtetit islamik, kishte shtënë mbi njerëz në një klub nate me ç’rast 39 persona mbetën të vdekur e 70 të tjerë të lënduar.

Ndërsa, tani që kemi hyrë në muajin e fundit të vitit 2017, sulmi në Manhattan, edhe pse pa viktima, mund të jetë një sinjal se duhet të jemi tejet të kujdesshëm në këtë kohë rreth festave të fundvitit.

Shumica e sulmeve terroriste që kanë ndodhur e sidomos në Evropë janë marrë përsipër nga shteti islamik (ISIS) dhe strategjia e tyre e sulmeve tani është vërejtur, ata sulmojnë në vende të frekuentuara me shumicë nga njerëzit.

Xhamitë, Kishat, Sheshet, Qendrat Tregtare, Stacionet e Trenave dhe Autobusëve, Klubet e Natës, nga rastet e mëhershme e që janë të frekta kemi vërejtur se dinë të jenë caku i këtyre akteve./Lajmi.net/