Starti më i dobët ndonjëherë i klubeve të Premier Ligës

Klubet nga Premier Liga Angleze të cilat luajnë në Ligën e Kampionëve, e kanë bërë startin më të dobët ndonjëherë në këtë garë.

Sport

16/09/2015 23:50

Nga katër ekipet angleze në Ligën e Kampionëve, tri pësuan humbje ndërsa vetëm Chelsea fitoi.

Manchester United u mund nga PSV, Manchester City nga Juventusi dhe sonte Arsenal humbi nga një skuadër larg kualiteteve të londinezëve, Dinamo Zagreb.

Paraqitjet e anglezëve në këtë garë kanë qenë të zbehta viteve të fundit, ndërsa ky filim i këtij stinori është vazhdimësi e rezultateve të dobëta nga ta.

Nëse vazhdojnë me këtë ritëm klubet nga Anglia, Premier Liga rrezikon ta humb një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.