Starmer: Ambiciet e Putinit nuk kufizohen vetëm në Ukrainë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer foli për Ukrainën në Dhomën e Komunave. I pyetur në lidhje me marrëveshjen e Ukrainës me propozimin e SHBA-së, Starmer thotë se “dyshon” se është versioni që doli nga Gjeneva. “Duhet të ushtrohet çdo presion” mbi Rusinë që të pranojë paqen, shton ai. “Kjo ka të bëjë me…

Bota

25/11/2025 16:48

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer foli për Ukrainën në Dhomën e Komunave.

I pyetur në lidhje me marrëveshjen e Ukrainës me propozimin e SHBA-së, Starmer thotë se “dyshon” se është versioni që doli nga Gjeneva.

“Duhet të ushtrohet çdo presion” mbi Rusinë që të pranojë paqen, shton ai.

“Kjo ka të bëjë me Evropën, si dhe me Ukrainën. Ambiciet e Putinit nuk kufizohen vetëm në Ukrainë, pasi vendet kufitare janë shumë të vetëdijshme për këtë”, vijoin tutje Starmer.

Starmer thotë se, ndërsa festonte ditëlindjen e 15-të të vajzës së tij të hënën në mbrëmje, pa imazhe të një vajze ukrainase me afërsisht të njëjtën moshë “duke u nxjerrë nga rrënojat”.

“Është e neveritshme. Është e pabesueshme. Megjithatë, Ukraina e përjeton të njëjtën histori çdo natë në qytetet e saj dhe çdo ditë në vijën e frontit, ku kaq shumë ukrainas vriten duke luftuar për lirinë e tyre”.