“Standarde të dyfishta” – Miftaraj flet për reagimet e VV-së pas situatës kritike të lirisë së medias
Kosova ka shënuar rënien më të madhe në 15 vitet e fundit në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, të publikuar nga organizata ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij”. Këtë vit, Kosova është renditur në pozitën e 99-të nga gjithsej 180 shtete, duke rënë për 24 vende në krahasim me vitin e kaluar. Lidhur me këtë ka…

Lajme
Kosova ka shënuar rënien më të madhe në 15 vitet e fundit në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, të publikuar nga organizata ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij”.
Këtë vit, Kosova është renditur në pozitën e 99-të nga gjithsej 180 shtete, duke rënë për 24 vende në krahasim me vitin e kaluar.
Lidhur me këtë ka folur drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.
Ai më shumë flet për reagimet e VV-së, dhe këmbënguljes së saj për të parë se kush e ka shkruar raportin.
“U ngritën shumë pikëpyetje nga partia në pushtet, dhe shkuan deri në atë nivel, se po kërkojnë emrat tash se kush e ka shkruar raportin, si është bërë ky raport, dhe si është bërë metodologjia. Por me iu tregu, metodologjia është e njëjtë, “Reporterët pa Kufij” nuk e kanë metodologjinë vetëm për Kosovë, por e kanë për të gjitha shtetet e botës, dhe zakonisht i caktojnë njerëzit që kanë integritet, përvojë, njohuri, do të thotë me lirinë e mediave në Kosovë. Pothuajse të njëjtin njerëz ndoshta, që e kanë bërë raportin para dy vjetëve, para pesë vjetëve, dhjetë vjetëve. Nëse për këtë kohë nuk ka pasur ankesa për njerëzit që e kanë bërë këtë raport, pse duhet sot? Pra po luajmë me standarde të dyfishta”, ka thënë Miftaraj për Klanin.