Stagnojnë bisedimet për Sane – Man City ia tregon çmimin ‘marramendës’ Bayern Munich
Ylli i Manchester City, Leroy Sane, po gëzon një vëmendje jashtëzakonisht të madhe me emrin e tij që po lidhet me një kalim të mundshëm tek Bayern Munich.
Sport
Sane nuk ka qenë pjesë kryesore e planeve të Pep Guardiola gjatë sezonit të kaluar, me spanjollin që preferonte Bernardo Silvan e Raheem Sterling në krahët e fazës ofensive.
Guardiola ka pranuar se skuadra është larg një rinovimi me Leroy Sane, por në anën tjetër njësoj është edhe Bayern Munich.
Gjithsesi, mediet britanike [The Sun] sot raportojnë për çmimin e ri të vendosur nga ‘Citizens’ për anësorin gjerman.
Sipas këtyre burimeve, City kërkojnë hiq më pak sesa 145 milionë funte për ta liruar lojtarin.
Duke pasur parasysh politikat e Bayern Munich në merkato, vështirë se ky çmim do të paguhet nga kampionët e Bundesliga. /Lajmi.net/