Stafi i sigurisë së ambasadës së SHBA-së dhe Policia e Kosovës trajnohen për përdorim të armëve
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka falënderuar Policinë e Kosovës, për mbështetjen ndaj gatishmërisë për sigurinë e kësaj ambasade. Përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook, nga ambasada kanë thënë se rojet e saj, stafi i sigurisë dhe Rojet Detare të Sigurisë bashkë me policinë e Kosovës, kanë bërë trajnim…

Lajme
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka falënderuar Policinë e Kosovës, për mbështetjen ndaj gatishmërisë për sigurinë e kësaj ambasade.
Përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook, nga ambasada kanë thënë se rojet e saj, stafi i sigurisë dhe Rojet Detare të Sigurisë bashkë me policinë e Kosovës, kanë bërë trajnim në përdorimin e armëve.
Tutje në njoftim, thuhet se ky trajnim përmirëson gatishmërinë në rast emergjence, forcon bashkëpunimin në fushën e sigurisë ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, dhe ndihmon në mbajtjen e sigurisë së Ambasadës dhe dy vendeve.
‘‘Faleminderit Policisë së Kosovës për mbështetjen ndaj gatishmërisë për siguri të Ambasadës së SHBA-së dhe për mundësimin e përdorimit të poligonit të tyre të qitjes për kualifikimet me armë. Rojet e ambasadës, stafi i sigurisë dhe Rojet Detare të Sigurisë të SHBA-së, së bashku me oficerët e #PoliciaeKosovës të caktuar për mbrojtjen e Ambasadës, ruajtën aftësinë e tyre në përdorimin e armëve. Ky trajnim përmirëson gatishmërinë në rast emergjence, forcon bashkëpunimin në fushën e sigurisë ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, dhe ndihmon në mbajtjen e sigurisë së Ambasadës dhe vendeve tona’’, ka shkruar ambasada. /Lajmi.net/