Stafi dhe këshilltarët ulur, Haradinaj në këmbë /FOTO
Zyra e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj e ka përmbyllur sonte javën me një mbledhje konsultative për punët që i presin javën e ardhshme.

Lajme
Të paktën kështu thotë Gani Demaj, i cili i ka postuar disa fotografi ku shihet mbledhja e stafit me kryeministrin.
“Në përmbyllje të javës, vlerësime dhe konsulta si dhe përgatitje për javën e ardhme. Me kolegët, këshilltarë dhe me kryeministrin, SHT Z. Ramush Haradinaj”, shkruan Demaj, raporton lajmi.net.
Megjithatë, ajo që bie në sy është fakti se i gjithë stafi i kryeministrit është ulur, ndërsa i vetëm që rrije në këmbë është Haradinaj.
Aty është shefi i kabinetit, Avni Arifi, këshilltarët Halili Matoshi, Valon Tolaj, Selim Selimi, Arbër Vllahiu, Labinot Smajlaj, Meliza Haradinaj, Erolld Belegu, etj. /Lajmi.net/