Stacioni Hapësinor i NASA-së, mund të shihet sonte nga Tirana
Kush ka dëshirë të shohë nga toka, stacionin hapësinor të NASA-së, këtë mund ta bëjë sonte në mbrëmje në orën 18:30 minuta nga Tirana.

Lajme
Ambasada e SHBA-së në Tiranë në nje status ne rrjetin social Facebook, shkruan se disa herë në javë, Misioni i Kontrollit të Qendrës Hapësinorë Johnson të NASA-s në Houston, Teksas, përcakton mundësitë për të parë stacionin e hapësirës nga 6,700 vendndodhje kudo në botë.
“ Stacioni në hapësirë duket si avion ose si një yll i madh shndritës që lëviz në qiell, por nuk ka dritë që ndizet dhe fiket e as nuk ndryshon drejtim”, sqaron Ambasada amerikane në Tiranë.
“Sonte në mbrëmje në orën 18:13, stacioni do të mund të shihet në Tiranë për 3 minuta”, njofton ambasada duke ftuar qytetarët e interesuar që thjesht të drejtojnë sytë nga qielli.
“Shijojeni këtë pamje të mrekullueshme. Dhe na dërgoni një foto nëse arrini të bëni një të tillë”, shkruan në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. /lajmi.net