‘S’ta fal’ e Adelinës dedikim? Ja çka thotë këngëtarja

Këngëtarja Adelina Berisha ka lansuar këngën e saj më të re.

ShowBiz

15/02/2018 19:00

Fjala është për baladën ritmike që e ka publikuar para disa ditësh e që po i ecë mjaft mirë, shkruan lajmi.net

Duke qenë se kënga prek një temë të ndjeshme dashurie dhe titullohet ‘S’ta fal’, mediet kanë aluduar se kjo këngë mund të jetë dedikim personal.

Lajmi.net ka kontaktuar me këngëtaren lidhur me këtë gjë dhe ajo ka dhënë një përgjigje të qartë.

“JO kënga nuk është dedikim, madje kjo këngë as nuk është shkruar nga unë. Nuk është hera e parë që flitet për këngët e mija se janë kushtuar ndokujt, por, jo, është një këngë e mija si gjithë të tjerat” ka thënë këngëtarja.

‘S’ta fal’ ka filluar që të pëlqehet e dëgjohet kudo!/Lajmi.net/

YouTube player