St.Gallen mohon transferimin e Ajetit (FOTO)

Arlind Ajeti një ditë më parë konfirmoi marrëveshjen me St.Gallenin, përmes një postimi në Facebook, mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit zviceran.

Sport

17/11/2015 17:03

Ata kanë mohuar nëse do të nënshkruajnë me mbrojtësin kosovar të Kombëtares shqiptare.

“Arlind Ajeti nuk ka nënshkruar kontratë me ne. Klubi dhe Ajeti e njohin njëri tjetrin, prandaj Ajeti nuk është lojtar i moshës dhe pozitës që na intereson”, ka deklaruar Daniel Last, zëdhënës i St.Gallenit për Tagblatt.ch, përcjell GazetaOlle.com.