Sqarohet Isa Mustafa: Mbi Pakon e Ahtisarit e kemi shpallur pavarësinë

Kryeministri Isa Mustafa është sqaruar për statusin e para gjysmë ore. Ai ka sqaruar ironinë e tij për argumente shkencore të ekspertëve në debatin e 3 gushtit për demarkacionin, ndërkaq ka pohuar se mbi Pakon e Ahtisarit kemi shpallur pavarësinë.

Lajme

01/09/2016 08:18

Mustafa ka thënë se e vlerëson lartë opinionin shkencor të profesorit Mark Weller, por nuk i vlerëson argumentet e ekspertëve kosovarë, transmeton lajmi.net

“Unë e vlerësoj shumë opinionin e profesorit Marc Weller. Por nuk i vlerësoj argumentet “shkencore” të atyre që në tryezën e 3 gushtit merreshin me këngë malazeze dhe thonin se Pakoja e Ahtisarit nuk është Bibël as Kuran. Që nuk është Bibël dhe Kuran e dijmë, por pavarësinë e kemi shpallur mbi këtë Pako dhe jemi betuar me Deklaratë të Pavarësisë që do ta respektojmë. Prandaj nuk ka nevojë të keqinterpretohem”, ka shkruar Mustafa në sqarimin e tij. /lajmi.net

Statusi paraprak i Mustafës:

Ende pa e lexuar dhe pa e studiuar mire, disa filluan ta shpallin të pabesueshëm opinionin e profesorit dhe studiuesit me renome botërore, Marc Weller. Natyrisht se kanë të drejtë, sepse profesori Ëeller, besoj kurr ne jetën e tij, nuk ka marrë pjesë në një tubim ‘shkencor’ si ai i dt. 3 gusht 2016.

Nuk më dhimbset shumë profesori Ëeller që nuk pati rast të dëgjojë dhe të mësoj nga argumentet “shkencore” por më dhimbset akademik Hivzi Islami, që megjithë durimin dhe përkushtimin e tij për të kontribuar në atë takim, në vend se të vlerësohej dhe të respektohej, u atakua me disa sjellje huligane. Veç edhe Marc Ëelleri na paska munguar ti tregojmë se “ od Çakora pa do mora to je nasha Crna Gora” (kënga, nga Çakori deri në det, ky është Mali ynë i Zi) dhe se “…Pakoja e Ahtisarit nuk është Bibël as Kuran”.

Argumente shkencore, se s’ka mahi!