Sqarim nga Infektiva: Sot nuk kishte të vdekur nga COVID-19

Në Klinikën Infektive sot nuk kishte të vdekur nga Covid-19.

Lajme

08/06/2020 18:37

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), sqaron se informatat e publikuara nga disa portale, se në Klinikën Infektive kanë vdekur dy pacientë të diagnostikuar me Covid-19, nuk qëndrojnë, raporton lajmi.net.

Klinika Infektive e QKUK-së, njofton se asnjë nga pacientët me Covd-19 nuk ka vdekur në këtë klinikë dhe informatat e publikuara pa verifikim paraprak nga klinika nuk janë të vërteta.

Pacientja 74 vjeçare, e cila ka vdekur sot në kuadër të Klinikës Infektive ka rezultuar negative në testet e fundit, pra ka qenë e shëruar nga Covid-19, por ka vazhduar mjekimin pasi ka pasur probleme të tjera shëndetësore. /Lajmi.net/