Sportistja serbe “digjet” që Kosova është e pavarur – Reagon pasi Osmani i dha shtetësinë yllit botëror, Dua Lipas

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa ka pranuar shtetësinë e Kosovës nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani një ditë para se në vend të filloj festivali “Sunny Hill” i organizuar nga familja Lipa. Shtetësia kosovare për një këngëtare si Dua Lipa, duket se i ka penguar serbëve, e këtë hapur e ka treguar volejbollistja…

ShowBiz

04/08/2025 14:15

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa ka pranuar shtetësinë e Kosovës nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani një ditë para se në vend të filloj festivali “Sunny Hill” i organizuar nga familja Lipa.

Shtetësia kosovare për një këngëtare si Dua Lipa, duket se i ka penguar serbëve, e këtë hapur e ka treguar volejbollistja serbe Milica Tasic.

Ajo përmes një instastory ka publikuar një fotografi të Duas me Osmanin teksa e pranon shtetësinë e Kosovës derisa në gjuhën angleze e mohon “ekzistencën” e Kosovës.

“Vajzë, nuk mund të jesh shtetase e një shteti që nuk ekziston. Kosova është Serbi, prandaj mirëserdhe në shtetin tim”, ka shkruar Tasic në Instagram.

Dua Lipa mbetet një ndër yjet e skenës botërore të muzikës dhe një ndër krenaritë shqiptare, prandaj edhe kjo nuk është në favor të shtetit fqinjë, Serbisë të cilët në çdo moment mundohen ta mohojnë ekzistencën e Kosovës, shtetit i cili është i pavarur që nga viti 2008. /Lajmi.net/