S`po pranojnë të regjistrohen në Prishtinë
Ish-pjesëtarët e MUP`it që tani janë bërë e Policisë së Kosovës refuzojnë që të pajisen me armë dhe kartela identifikuese në Prishtinë. Ata presin që këto pajisje t`i marrin në stacionin e veriut të Mitrovicës.
Lajme
16 pjesëtarët e rinj të Policisë së Kosovës që deri më tani kanë qenë pjesë e formacionit të MUP`it që ka vepruar në Veri të Kosovës nuk kanë pranuar që të pajisen me armë dhe kartela identifikuese në Prishtinë bëjnë të ditur burime të Kosovapress.
“Ish-pjesëtarët e MUP-it është dashur sot të shkojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, për t’i marr armët dhe pajisjet tjera, si dhe për t’u fotografuar për ID-të policore, por ata janë duke refuzuar një gjë të tillë”, ka thënë ky burim.
Ish-pjesëtarët e MUP`it, që nga mëngjesi janë duke qëndruar në oborrin e stacionit Rajonal të Policisë në Veri të Mitrovicës dhe janë në pritje që ndoshta EULEX-i t’ua sjellë ato.