S’po përgatitet aktakuzë kundër Enver Hasanit

Prokuroria ka demantuar shkrimet në media që thoshin se ndaj Hasanit po përgatitet aktakuzë për keqpërdorime të supozuara se kanë ndodhur në kohën sa ishte Rektor i Universitetit të Prishtinë.

Lajme

03/01/2014 15:14

Prokuroria Themelore në Prishtinë thotë se nuk është duke përgatitur aktakuzë kundër Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani.

Me këtë Prokuroria ka demantuar shkrimet në media që thoshin se ndaj Hasanit po përgatitet aktakuzë për keqpërdorime të supozuara se kanë ndodhur në kohën sa ishte Rektor i Universitetit të Prishtinë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin se ndaj Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, z. Enver Hasani, nuk është duke u përgatitur asnjë aktakuzë gjatë kohës  sa z. Hasani ishte Rektor i Universitetit të Prishtinës”.

“Në prokurorinë Themelore të Prishtinës, është dorëzuar letër anonime, pranuar më datën 29.10.2012, me pretendime se zyrtarët e UP-së, kanë bërë keqpërdorime të pozitës zyrtare”.

“Ndërsa, kjo prokurori është duke ndërmarrë veprime në drejtim të grumbullimit të informacioneve, për pretendimet e cekura në letrën anonime, për t’ia filluar eventualisht ndonjë procedurë penale ndaj keqpërdoruesve të detyrës zyrtare të Universitetit të Prishtinës”.