Spiunët e kamerave
Kur ndizet drita kuptojmë që është aktivizuar kamera e laptopit. Por, një grup studiuesish të Universitetit “John Hopkins” zbuluan një mënyrë të ndezjes së kamerës pa e aktivizuar dritën. Stephen Checkoway dhe Matthew Brocker provuan për herë të parë, të paktën publikisht, se si të spiunosh nëpërmjet kameras pa u kuptuar. Ata shfrytëzuan një program…
Auto & Tek
Kur ndizet drita kuptojmë që është aktivizuar kamera e laptopit. Por, një grup studiuesish të Universitetit “John Hopkins” zbuluan një mënyrë të ndezjes së kamerës pa e aktivizuar dritën.
Stephen Checkoway dhe Matthew Brocker provuan për herë të parë, të paktën publikisht, se si të spiunosh nëpërmjet kameras pa u kuptuar.
Ata shfrytëzuan një program të ndërtuar enkas që bllokon aktivizimin e “LED”, ose dritës jeshile që tregon ndezjen e kameras duke mos u ndjerë që në të vërtetë kamera ishte e ndezur.
Testi është kryer me sukses tek prodhimet e gjeneratës së parë të Apple, që të gjitha para 2008-ës, por ata thonë se e njëjta teknikë, me disa ndryshime të vogla, mund të funksionojë tek të gjithë llojet e laptopeve.
Në fakt, kjo nuk është hera e parë. Në 2009 Kanadaja akuzoi Kinën se kishte spiunuar me figurë murgjit budistë azilantë në territorin e saj, përfshirë këtu edhe vetë Dalai Lamën.
Përveç të dhënave të siguruara nga sistemet e laptopeve, besohet se është përdorur një teknikë e ngjashme edhe për hapjen e kameras pa u vënë re nga “viktimat”.